(FOTO: Romina Kuçi e LSI në spital)/
Lëvizja Socialiste për Integrim, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, që të shkarkojë nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çakon, si dhe disa shefa komisariatesh.
Në një konferencë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama deklaroi se e gjithë kjo situatë ka agravuar, pasi policia nuk po zbaton ligjin por urdhrat e kryeministrit për të mbledhur vota.
‘Këto raste dëshmojnë dhe njëherë se sa e inkriminuar është një pjesë e policisë së shtetit. I kërkoj zyrtarisht Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit, shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të policë Haki Çako, shefin e komisariateve, Pukë berat, Lezhë dhe Fushë-Krujë.
Në të kundër mos veprimi në një rast të tillë është bashkëfajësi përfshirë këtu kryetarin e rilindjen.
Qytetarët përballë mos veprimit të policisë do të jenë të detyruar të ruajnë veten, pa i kapërcyer kufijtë ligjor’, deklaroi Luan Rama.
Veritas.com.al/
https://youtu.be/Ctvn_4Zo-1A
https://youtu.be/yDes7o9tAoY