-Trump pyet pse vallë Obama ka pritur kaq gjatë për të mbështetur ish zëvendës- presidentin si kandidat-
Ndërsa Kamala Harris po mbante fjalimin e saj për emërimin si kandidate për zëvendës- presidente, Presidenti Trump kujtoi tensionet midis kandidatit demokrat Joe Biden dhe të zgjedhurës së tij si kandidate për zëvendëse se si ajo luajti kundër tij gjatë sezonit të primareve.
Dhe ndërsa ish presidenti Barack Obama mbajti fjalimin e tij gjatë Konventës Demokratike, presidenti pyeti pse Obama kishte pritur kaq gjatë për të mbështetur ish-shokun e tij..
“PO A NUK E KA QUAJTUR AJO NJË RACIST ???” Trump shkroi në Twitter ndërsa nata e tretë e konventës kulmoi me fjalët e Harris. “A NUK ËSHTË AI NJË NJERI INKOMPETENT ???”
“PSE REFUZOI OBAMA TA MBËSHTESTE BIDEN, MADJE E MBËSHTETI SHUMË VONË JOE KUR GJITHÇKA PO SHKONTE DREJT FUNDIT; MADJE EDHE ATËHERË ISHTE SHUMË VONË? PSE OBAMA U PËRPOQ TË MOS E LINTE JOE PËR TË KANDIDUAR?” shkroi Trump teksa Obama e kishte mbajtur fjalimin, ku, në një veprim të rrallë për ish-presidentin hijerëndë, e thërriti pasardhësin e tij me emër.
” AI SPIUNOI MBI FUSHATËN TIME DHE U KAP DUKE SPIUNUAR!” shtoi Trump më tej.
Obama nuk e miratoi Bidenin deri në prill, kur ai siguroi emërimin. Bernie Sanders tashmë kishte braktisur garën dhe e kishte miratuar Biden. Kishte raportime për tensione midis Obamës dhe Bidenit gjatë gjithë rrugës së fushatës. Sipas raportimeve nga New York Times Obama i tha Biden gushtin e kaluar “nuk duhet ta bësh këtë”. Një demokrat që foli me Obamën tha se raportohet sikur i tha: “Mos e nënvlerëso aftësinë e Joe për të realizuar gjërat.”
VERITAS.COM.AL