(FOTO: Presidenti i zgjedhur, Donald Trump)

Presidenti i sapo zgjedhur, Donald Tramp foli me presidenten e Taivanit, Cai Inguen, këtë të premte, e cila i shprehu urimet e saja per fitoren dhe te dy diskutuan mbi lidhjet mes dy  vendeve ne fushën e ekonomisë, polikës dhe sigurisë.

Mund te duket si nje gjest mirësjelljeje dhe krejt i pafajshëm, por me sa duket është një polemikë e hapur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, si çdo njohje tjetër formale e Taivanit, që gjithmonë e inatos keq shtetin kinez.

Ekspertët e politikës së jashtme theksojnë se Kina e shikon Taivanin si një provincë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shkëputur marrëdhëniet mes dy vendeve që në vitin 1979.

Sipas Financial Times, “Edhe pse nuk është e qartë nëse grupi i punës i presidentit Tramp kishte si qëllim që një bashkëbisedim i tillë të shërbente si një shenjë ndryshimi e politikës së jashtme amerikane ndaj Taivanit, duket se një telefonatë e tillë e ka nevrikosur keq Pekinin, i cili e shikon ishullin si një provincë renegate.”

ShBA-ja ka përqafuar politikën e ashtuquajtur “One China” (Një Kinë) që në vitin 1972 pas takimeve mes presidentit të asaj kohe Nikson dhe Maos; dhe në vitin 1978, presidenti Xhimi Karter e njohu formalisht qeverinë e Pekinit si të vetmen qeveri kineze, duke mbyllur një vit më pas ambasadën në Taipei.

Sipas drejtuesit të zyrës administrative në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë për New York Times, ata nuk ishin të informuar për një komunikim të tillë me Taivanin, derisa e morën vesh.

Tramp ka sqaruar në Twitter se telefonata erdhi nga Taivani dhe jo nga ekipi i tij.

/Veritas.com.al/