Sot është zyrtarizuar në Kuvend opozita në grupe parlamentare. PD dhe LSI kanë formuar grupet parlamentare dhe lanë zgjedhur liderët.

Në fillim të seancës së sotme plenare janë zyrtarizuar edhe grupet e pavarura parlamentare të deputetëve që vijnë nga PD dhe LSI.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi në nisje të seancës se deputetët e PD-së do të kenë si kryetare grupi Rudina Hajdarin, ndërsa ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të përfaqësohen nga Nimet Musai.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit pritet që të bëjnë betimin edhe deputetë të rinj të opozitës. Deri tani numri i deputetëve nga të dyja palët ka arritur në 102.

Veritas.com.al/