Kryeministria ka reaguar lidhur me sulmin kibernetikë që njoftoi me herët AKSHI, gjë e cila solli dhe pezullimin e aktivitetit të E-Albenia so dhe të shërbimeve të tjera online.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Kryeministria thotë se Shqipëri është në një sulm masiv kibernetik që mund të dëmtojë sistemin tonë të informacionit.
Sipas Kryeministrisë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po punon për për të penguar cënimin e sistemit të informacionit, në bashkëpunim me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK.
Njoftim për Mediat
Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.
Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.
Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal.