Partia Social Demokrate e Kosovës derisa ka mbajtur një aksion para ndërtesë së Kuvendit, anëtarët e kësaj partie janë përleshur me policinë.
Teuta Rrusta nga PSD ka thënë para gazetarëve se po zbulohen vazhdimisht skandalet të kësaj Qeverie, derisa sipas saj pushteti iu ka “shpall luftë mediave”.
“Policia na ka pamundësuar që ta realizojmë aksionin simbolik”, tha ajo.
Ndërsa në veturën e shefes se grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilës, PSD ka shkruar “veç 2 – 3 minuta”.
Kjo si ironi dhe demantim ndaj saj, ku shefja e Grupit Parlamentar kishte thënë se komunikimi i saj me zyrtarët e Listës Serbe ka zgjatur pak minuta.
Ndryshe edhe në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje të ashpër fizike mes opozitës dhe sigurimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e disa ministrave të Qeverisë.
Deputetët opozitarë kanë vendosur që të mos e lejojnë të vazhdojë fjalimin Kurti, meqë vetëm një ditë më parë, shefja e grupit parlamentar u dëgjua në përgjime duke biseduar me deputet të Listë Serbe për veteranët e UÇK-së.