Betimi i tre deputetëve mund të kryhet nesër në seancën plenare të Kuvendit. Pritet që kolegët e tyre të LSI të kenë rrethuar selinë e Parlamentit me qëllim që të ndalojnë pounimet e tij dhe vetë betimin e deputetëve të rinj.
Ralf Gjoni, Enada Kociraj dhe Nimet Musaj janë tre deputetët e radhës nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilëve Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u dha mandatin e deputetit.
3 deputetët e rinj pritet të betohen të enjten në Parlament për t’u ulur krah kolegeve opozitarë duke e çuar në 17 numrin e deputetëve të cilët nuk iu bindën urdhrit të partisë për të djegur mandatin. Me betimet e reja parlamenti merr një konfigurim të ri pasi Parlamenti shkon në kuotën e 96 deputetëve.
Kur te rinjtë te betohen ne Kuvend jashtë sallës së Parlamentit opozitarët të cilët lanë mandatin do jenë duke protestuar. Skenari nuk ndryshon, rrethim simbolik i Parlamentit dhe denigrim publik i kandidatëve të cilat pranuan të ulen në vendin e tyre në Parlament.
Para protestës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kallëzoi penalisht Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe disa vërtetës të tij për shpërdorim detyre, helmim dhe dhunim të protestuesve duke e shoqëruar denoncimin e tij edhe me pamje filmike.
Numri dy i PD i kërkoi Prokurorisë pezullimin e të akuzuarve nga detyra duke kërkuar paanshmëri prej saj për të vënë përpara drejtësisë të gjithë zinxhirin komandues të policisë së shtetit të cilët sipas tij kanë kryer veprime te paligjshme në protestën e opozitës.
Veritas.com.al/