Koment/

Sidomos periudha shkurt- korrik 2019 ka qenë një periudhë kur disa parti opozitare të prira nga PD-LSI u vunë krejt kundër porosive dhe përkrahjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë. Ndërsa politika amerikane porosiste të mos kryheshin akte dhune e terrori në protestat politike të këtyre partive, aktet e dhunës shtoheshin më shumë. Ndërsa Amerika i porosiste partitë e opozitës të mos linin mandatet e deputetëve, PD-LSI etj i vinin flakën çdo mandati deputeti. Ndërsa Amerika kërkonte që të mbështetej mandati për të kryer Reformë në Drejtësi, politikanët e këtyre partive e përqeshën kërkesën e Amerikës për Reformë…

Madje fare hapu politikanë të rangut të lartë të frontit anti- amerikan, duke filluar nga presidenti i republikës e te kryetari i Opozitës, deklaruan hapur se ‘nuk pyesim për Amerikën dhe as për aleatët’.

Por ndërkohë vetë populli shqiptar dhe fqinjët tanë e njohin forcën e shqiptarëve si forcë që vjen nga mbështetja amerikane. Presidenti i Serbisë, Vucic, gjatë kohës kur po zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ka deklaruar se ‘Qendra e forcës shqiptare është Nju Jorku’.

Pavarësisht nga nuancat nënvlerësuese të presidentit të Serbisë, ai ka pranuar një të vërettë: Forcën e kombit tonë që bëhet edhe më e vërtetë për shkak të lidhjes me aleatin e Madh.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë kohës në Asamblenë e OKB, ka vazhduar replikat me homologun kosovar, Hashim Thaçi, lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Vuçiç ka theksuar se Serbia është anëtare e OKB-së dhe do të bëjë çdo gjë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatë.

“Qendra e forcës shqiptare nuk është në Prishtinë, as në Tiranë, por në Nju Jork”, tha Vuçiç, duke shtuar se “Lidhja e tretë e Prizrenit u formua në Nju Jork në 1946, dhe se na kushtoi shtrenjtë, sepse shuma të mëdha paratë u investuan nga Nju Jorku”.

Sipas Vuçiçit, lobimi i autoriteteve të Kosovës në OKB nuk është i lehtë dhe se detyra e Beogradit është t’ua vështirësojë më shumë punën.

Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se është takuar me Vuçiçin në Nju Jork, dhe se në muajin tetor do të nënshkruhet marrëveshja për “Shengenin ballkanik”, ku përveç Shqipërisë dhe Serbisë, përfshihet edhe Maqedonia e Veriut. Kosova dhe Mali i Zi e kundërshtojnë këtë projekt, të cilin e konsiderojnë si përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.

Veritas.com.al/