-Është koha të kemi një hap prapa nga opozita!- deklaroi Meta
Presidenrti Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Republikën e Gjermanisë, ku është takuar me presidentin Steinmeier si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
Deutsche Welle, media zyrtare gjermane, ka intervistuar presidentin Meta i cili ka pranuar t’i bëjë thirrje opozitës shqiptare që ‘të tërhiqet’ nga veprimet e saj ekstreme të konstatuara kundër Demokracië, stabilitetit dhe individit.
Intervista:
Gazetarja: Zoti President, para pak ditësh kishte një protestë masive në Shqipëri. Po protestohet për të rrëzuar qeverinë “Rama”. Cili është vlerësimi juaj për situatën politike në vend?
Presidenti Meta: Përshkallëzimi i protestave apo i politikave ndarëse, akoma më keq konfrontuese, sidomos jashtë institucioneve, është një zhvillim i padëshiruar, ndërkohë që mbeten pak muaj që vendet anëtare të Bashkimit Europian të shprehen edhe një herë për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendit.
Kështu që është momenti për të reflektuar të gjitha palët, për të pasur një qasje tjetër jashtë konfrontimeve të padëshiruara.
Gazetarja: Përkundër këtyre që thatë duket se ka një acarim apo përkeqësim të situatës që vjen nga vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetëve. A mund të na thoni cili është qëndrimi juaj për këtë krizë institucionale?
Presidenti Meta: Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij.
Është koha të kemi një hap prapa nga opozita- tha presidenti Meta
VERITAS.COM.AL/