Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Fredi Belerit, i akuzuar nga SPAK për korrupsion zgjedhor.

Gjyqi ndaj Belerit në GJKKO do të zhvillohet me proces të zakonshëm.

“Fredi Beleri tha që unë po qëndroj në burg politikisht dhe pa asnjë provë sepse nuk e kam takuar”, tha avokati i Belerit në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të seancës.

Fredi Beleri, i cili ka fituar zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, ndodhet në paraburgim që prej 12 Majit, dy ditë para votimeve.

Beleri akuzohet për blerje votash