Nga: Express/
Pas largimit nga pushteti i qeverisë ‘Kurti’, vjen një reagim nga i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili ka komentuar figurën politike të Albin Kurtit. Ky i fundit nuk zgjati shumë me qeverisjen, dhe Richard Grenell për atë kohë thotë se ai pati politikë e cila ishte në kundërshtim me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kurti kishte shumë mundësi të punonte me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe ai vendosi që nuk e dëshiron këtë, sepse ai e kishte një politikë që ishte në kundërshtim me politikën tonë”. Ai ka deklaruar për Gazetën Expressr se Kurti provonte të ecte përpara duke menduar se politika e tij është në rrugën e duhur.
“Ai do të mund të provonte të shkonte përpara dhe të thoshte se politika e tij është më e mirë. Nuk do të zgjatem. Kjo është e tëra që do të them për Kurtin”, tha ai.
VERITAS.COM.AL/