![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/08/Drejtoresha-e-spitalit.png)
“Situata është për disa fëmijë 14-15 vjeç, turistë nga Polonia. Kanë udhëtuar gjithë ditën dhe nga Shkodra kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastrointestinale por situata është nën kontroll. Gjendja e tyre është nën kontroll. Është hetimi epidemiologjik për të përcaktuar se çfarë e ka shkaktuar situatën. Një arsye e dytë mund të ketë qenë edhe vapa dhe qëndrimi i gjatë në diell. Pa dalë analizat dhe pa u kryer hetimi nuk mund të japim një konkluzion.”, tha mjekja.
Ndërkohë, doktoresha e urgjencës, Lorena Arapaj thekson se gjendja e tyre mund të jetë shkaktuar edhe nga ekzpozimi i tepërt në diell pasi ata kanë udhëtuar me anije nga Shkodra në Karaburun. Megjithatë, siç shtoi ajo, priten analizat për të përcaktuar saktë se nga çfarë është shkaktuar.
![](https://secure-ds.serving-sys.com/BurstingCachedScripts//Res/blank_1X1.gif)
“Aktualisht kemi deri në 25 dhe 7 fëmijë që janë në repartin e pediatrisë. Mund të ketë qenë ekzpozimi i tepërt në diell por edhe ndonjë ushqim që mund të kenë konsumuar gjatë rrugës. Gjithsesi presim rezultatet nga grupi i epidemiologjisë.“, theksoi doktoresha Arapaj