
Gjykata turke urdhëroi që kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu të mbahet në paraburgim.
Veëendimi pritet të shkaktojë protesta edhe më të mëdha se ato që janë zhvilluar në shumë qytete të mëdha të Turqisë ditët e fundit.
Gjykata turke tha se Imamoglu dhe të paktën 20 persona të tjerë janë burgosur si pjesë e një hetimi për korrupsion. Nuk ka ende një raport të veçantë për hetimin ndaj kryebashkiakut të Stambollit për “terrorizëm” dhe lidhjet e tij me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
Zyra e kryebashkiakut të Stambollit mohoi kategorikisht akuzat për korrupsion dhe lidhje me partinë kurde, duke i përshkruar ato si “të pamendueshme”, “të pabazuara” dhe “të pamoralshme”.
Miratimi i propozimit të prokurorit nga gjykata do të thotë që Imamoglu do të shkarkohet nga detyra, pasi legjislacioni në Turqi i lejon qeverisë të emërojë dikë tjetër në vend të tij.
Protestat nuk janë ndaluar në Turqi që nga arrestimi i i Imamoglu dhe mbi 340 persona janë arrestuar.
Presidenti Erdogan është zotuar se nuk do të dorëzohet përballë vandalizmut dhe ka mohuar që akuzat ndaj kundërshtarit të tij të jenë të motivuara politikisht.
Komente