Në Fier vendosja e një baneri të LSi në bulevardin kryesor të qytetit, ka sjellë përplasjen e kandidatëve të kësaj force politike me policinë.

Heqja e banerave vjen në një kohë kur në bulevard bëhen përgatitje për mbylljen e fushatës elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Siç shihet dhe në pamje Kejdi Mehmeti, Arben Cuko dhe disa mbështetës të LSI kanë kërkuar të kontaktojnë më përfaqësues të bashkisë, ndërkohë që nuk janë lejuar nga policia bashkiake të hyjnë në ambientet e bashkisë.

Mehmetaj thotë se ka një kontratë mes institucionit dhe LSI, por akuzon Bashkinë se po e shkel atë.

Ndërkohë për incidentin në djalë ka reaguar edhe Presidenti Meta: U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.