Kardiologu Fahri Beqa, ka reaguar ndaj vaksinimit të qytetarëve në veri, duke theksuar se kjo është edhe shkelje e konventave ndërkombëtare.
“Vaksinimi i qytetarëve serb në Kosovë nga Serbia është vaksinim në baza etnike (ethnically based vaccination) dhe përveç implikimeve politike dhe ndërshtetërore paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare për qasje në shërbimet shëndetësore, për më tepër edhe shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Beqa në reagim.
Postimi i tij:
Vaksinimi i qytetarëve serb në Kosovë nga Serbia është vaksinim në baza etnike (ethnically based vaccination) dhe përveç implikimeve politike dhe ndërshtetërore paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare për qasje në shërbimet shëndetësore, për më tepër edhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
Poashtu kjo vaksinë në territorin e Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës nuk është e licencuar.
Po të kishte Kosova njerëz kompetent në institucionet e saj ky do të bëhej sot lajm ndërkombëtar dhe do të duhej të informoheshin edhe OBSH edhe të gjithat institucionet tjera ndërkombëtare për të treguar edhe njëherë urrejtjen patologjike që ka Serbia ndaj shqiptarëve.
Por ja që nuk ka…
Periskopi/ Veritas.com.al