Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për herë të parë për shpalljen ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berishës nga SHBA pasi publikoi vendimin e DASH. Teksa është pyetur në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë nga anëtari i dhomës së përfaqësuesve, republikani Lee Zeldin, Blinken tha se procedurat për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Berishës kanë qenë standarde si për të gjitha rastet e tjera. Ndërkohë thekson se SHBA vijon të shohë përtej kufijve për ata persona të përfshirë në korrupsion që sfidojnë parimet e demokracisë.
“Ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth të përfshirëve në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht, përfshirë avokatët e mi. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit.
Blinken ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.
” S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja të komentoja me ju dhe me këdo që është i interesuar”, shtoi Blinken.
Duke pasur poarasysh deklaratat e para të Berishës, i cili për vendimin e DASH bëri fajtor multimilarderin George Soros, Blinken i pyetur nëse ka komunikuar ai apo dikush tjetër në emrin e tij me Soros, u përgjigj “Jo”.
“Unë jo s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo”, tha ai.
Berisha tha se Soros është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe sipas tij një armik i demokracisë në vendin tonë. Ishte Blinken ai që bëri me dije vendimin, se Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Siç shkruhej në vendimin e DASH të shpërndarë nga Blinken, aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve. SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.