Dy ish- deputetë të PD, Rusmajli dhe Mustafaj, kanë kërkuar sot dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit të PD. “Ai nuk flet dot në emrin tonë”, ka thënë Mustafaj.

Ilir Rusmajli, një deputet disa legjislatura në qeverijen e Berishhës, ka thënë se dorëheqja “është më e pakta” që mund të bëjë si shërbim Lulzim Basha.

Rusmajli tha se ‘fitorja dërrmuese e PS është humbje e demokracisë”, si edhe humbja dërmuese e PD, është katastrofë për demokracinë.

Ai e kërkon rolin Berishës, por nuk ka besim se e zgjidh çështjen. Aikërkon ndryshim të thellë në PD

Edhe ish deputeti Besnik Mustafaj ka kërkuar dorëheqjen e Bashës.

“Lulzim Basha ka përgjegjësinë pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit”, tha Mustafaj.

Veritas.com.al/