Kievi: 165 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës, 266 të plagosur
165 fëmijë kanë vdekur dhe 266 janë plagosur pas pushtimit rus. Kjo u bë e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, duke specifikuar se “numri më i madh i viktimave është i përqendruar në qytetin e Mariupol, në disa zona të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Luhansk”.
“Nga bombardimet – shtohet shënimi – janë dëmtuar 869 shkolla, 83 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht”.