Presidenti Ebrahim Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe 7 zyrtarë të tjerë kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit të së dielës në veri-perëndim të Iranit.
Lajmi është konfirmuar nga mediat iraniane, të cilat bëjnë me dije se presidenti Ebrahim Raisi humbi jetën tragjikisht në moshën 63-vjeçare.
Si pasojë e mjegullës së dendur, helikopteri me nëntë persona u përplas teksa po kthehej nga një udhëtim në kufirin Iran-Azerbajxhan.
Prej orësh ekipet e kërkim-shpëtimit me ndihmën e SHBA dhe Turqisë, ekipet e emergjencës zhvilluan kërkime për gjetjen e helikopterit dhe personave që ndodheshin në bord.