Kryeministri Edi Rama ka qetësuar qytetarët shqiptarë duke postuar në Facebook një mesazh të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili thotë se më shumë vdekje ka shkaktuar gripi i zakonshëm sesa koronavirusi.
“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak”, lexohet në postimin e Trump.
Sipas Ramës, “ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrsesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë”.
VERITAS.COM.AL/