Shifrat mortore po rriten frikshëm në Italinë fqinje. 627 viktima të tjera janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 4670.

Në konferencën për shtyp të së premten, kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 627 duke shkuar në 4032 numri i përgjithshëm. Gjithashtu numri total i të prekurve ka shkuar në 37.860.

Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në buzë kolapsi, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.

Mjekët kinezë që kanë mbërritur dy ditë më parë në Milano për të ndihmuar, thanë se masat e marra në Lombardi nuk ishin “të rrepta mjaftueshëm”/

VERITAS.COM.AL