Roberto Vivaldelli

Kush do të kishte pritur të shihte skena kaq të tensionuara në zemër të qendrës politike të demokracisë më të madhe në botë, Shteteve të Bashkuara. E gjithë bota është në tronditje duke parë imazhet e mbështetësve të Donald Trump të cilët kanë arritur, në orët e fundit, të depërtojnë brenda Kapitolit, duke detyruar autoritetet të ndërpresin seancën në proces, ndërsa certifikimi i fitores se Joe BIDEN duhej të ishte votuar. Sic ështe rindërtuar nga The Hill, Dhoma dhe Senati po diskutonin kundërshtimin e parë të paraqitur nga Republikanët kur demonstruesit filluan të mbushin korridoret. Pastaj, siç tregojnë videot, situata u përkeqësua.

Një krizë politike dhe kulturore

“Zoti President, burrat dhe gratë e policisë janë nën sulm. Eshtë jetike që ju të ndihmoni në rivendosjen e rendit duke dërguar burime për të ndihmuar policinë, “shkroi senatori Marco Rubio, ndërsa ish-shefja e komunikimeve e Shtëpisë së Bardhë Alyssa Farah i kërkoi Trump të ndalonte mbështetësit e tij. “Ju jeni i vetmi që mund t’i ndaloni”. Kështu që manjati u kërkoi demonstruesve të linin mënjanë dhunën në të cilën ishin përfshirë. “Mos harroni, NE jemi Partia e rendit dhe ligjit – respektoni ligjin dhe burrat dhe gratë tona të mëdha me uniformë.” “Dhuna dhe shkatërrimi që po ndodh në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë policinë dhe të largohet nga ndërtesa menjëherë “, shkroi në Twitter Zëvendës Presidenti Mike Pence, i cili u vu në shënjestër nga Donald Trump dhe mbështetësit e tij pasdite dhe u akuzua se nuk kishte guximin të rebelohej kundër çertifikimit të fitores nga Joe Biden.

Këto imazhe pasqyrojnë një krizë të thellë identiteti të superfuqisë amerikane që nuk duhet të nënvlerësohet aspak. Një vend gjithnjë e më i polarizuar dhe i fshikulluar nga ndarjet politike dhe një betejë kulturore në disa fronte që sigurisht nuk u ngritën sot dhe që ka origjinë shumë më të hershme në kohë.

Politika e polarizuar gjithnjë e më shumë

Fitorja (e bujshme) e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale 2016 kishte ekspozuar këtë krizë identiteti. Përurimi i tij – janar 2017 – u prit me një demonstratë të madhe masive, ndërsa Demokratët shprehën menjëherë dyshime për fitoren e tij – thonë ata, në një narrativë të mohuar më vonë nga faktet – falë ndërhyrjes së Kremlinit. Në fakt, Trump gjithmonë është perceptuar nga kundërshtarët e tij si një trup i huaj, një aksident i historisë. Jo Presidenti i të gjithë Amerikanëve. Dhe në vitet e fundit, klima sigurisht nuk është përmirësuar: asnjëherë si vitin e kaluar nuk ka pasur ndjesinë se kombi ishte në skajin e rrezikshëm të një lufte civile, i shkaktuar nga një politikë gjithnjë e më e polarizuar dhe domethënia e rrezikshme e politikës së identitetit, e cila ka animuar debatin për amerikanet në muajt e fundit pas vrasjes barbare të George Floyd dhe demonstrimeve pasuese të Black Lives Matter. Një atmosferë surreale e luftës civile që u ndje edhe ditën e votimit, me qytete amerikane që fjalë për fjalë ishin “blinduar ” duke pritur rezultatin e fituesit.

Një përplasje politike dhe kulturore që çoi në skenat e bujshme që pamë sot dhe që American Conservative– një gazetë pranë Republikanëve – e përcakton si të denjë për Republikën e Weimar. Por, e cila, në të vërtetë, nuk duhet të na habisë shumë, nëse marrim parasysh historinë e katër viteve të fundit. Përbërësit për një përshkallëzim të rrezikshëm, në fakt, ishin të gjithë atje. Sigurisht, me sot shpresat se Donald Trump mund të përfaqësojë të ardhmen e GOP duket se zbehen. Një epilog kontrovers, si Amerika sot.

VERITAS.COM.AL