
“Kur morëm detyrën ishim të fundit në trenin e Bashkimit Europian, tani jemi ne lokomotiva”, kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ndërsa foli edhe për reformën në drejtësi.
Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se më 11 maj e rëndësishme është të arrihet fitorja e 10 me notën 10.
“Kur morëm detyrën ishim të fundit në trenin e Bashkimit Europian, tani jemi ne lokomotiva. Ne vendosëm të dorëzojmë tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që gjithmonë e kishte mbajtur qeveria. Sot nuk ndodh lufta kundër pandëshkueshmërisë me urdhër nga lart. Del një buf kënete dhe thotë do të shkrijë SPAK. Nuk ndodh kjo më kur të jemi në BE”, tha Rama.
Rama shtoi se Shqipëria është më pranë rrugës europiane falë punë së Partisë Socialiste.
“Në Shqipërinë 2030 duam që paga mesatare të arrijë më shumë se 1 mijë euro dhe do ta arrijmë këtë gjë. Në pa emigrantët jemi afro 800 mijë, bashkë me emigrantët do ti afrohemi 1 milionëve”, tha ai.