Sipas raportimeve të para, shoferi që u gjet sot i pa jetë brenda makinës së tij, është një 50-vjeçar me inicialet V.L.. Ngjarja është shënuar në rrethinat e Tiranës, në vendin e quajtur ‘KthesA e Kamzës’.

Burime zyrtare nga policia pohuan se nga kqyrjet në trup shoferi nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Tek mbikalimi pas “Casa Italia” në mjetin e parkuar është gjetur pa shenja jete shtetasi V. L., rreth 50 vjeç.

Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, thotë policia.

Veritas.com.al/