Kur duhen më pak se 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, beteja bëhet jo vetëm në terren por edhe në media. Kryeministri Rama, kryedemokrati Basha dhe presidenti Meta janë të tre paralelisht në televizione të ndryshme live. Po të shohësh interesin e audiencës në rrjetet e tyre sociale vëren se kryeministri Rama ka një audiencë 15 herë më të lartë se Meta dhe afro 8 herë më të lartë se Lulzim Basha.

Edhe nqs Basha dhe Ilir Meta do të ishin bashkë për audiencën do ishin sërish rreth 7 herë më pak se audienca e kryeministri Rama.