Ish zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj, njëherësh kandidate e LSI për Tiranën, ka shpërndarë sot në njësinë nr.10 në kryeqytet programin politik të kësaj force politike.
“Të gjithë, një zëri, plotë energji e mirësi pranonin fletëpalosjet dhe ndaleshin per të diskutuar e dialoguar mbi programin e LSI! Të mërzitur e zhgënjyer, ata shprehen të gatshëm për të shkuar në Votime, si mision kombëtar”, shkruan Malaj dhe ndan fotot e takimeve në Tiranë.
Por, ish-deputetja e LSI nuk shpërndan vetëm programin e kësaj force politike. Në foto që ka publikuar vetë, ajo shihet me një qese me petulla në dorë, të cilat i shpërndan po ashtu.
“Edhe 30 ditë na ndajnë nga fitorja e së mirës për Shqipërinë”, shkruan Malaj ne rrjetin social!
VERITAS.COM.AL