Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca socialiste mbështet drejtësinë.

Në fjalën e tij në grupin e PS, pas dëgjesës me rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku, Rama u shpreh se nuk do të heshtë, nëse pavarësia e organeve të drejtësisë, përdoret për të shkelur të drejtat e njeriut.

“Bashkë me ju këtu, për herë parë kemi hequr duart e pushtetit politik nga drejtësia. 5 vjet me radhë kemi thënë, nuk komentojmë asnjë proces, vendim të drejtësisë. Kur e shoh pak më larg se të tjerët, që kjo metodë që po kthehet në sistem, është gabim, arsyetimi për të vazhduar paraburgimi mbetet i pavlerësuar gjatë rrugës. Shikoni sa zgjatje kanë paraburgimet e kësaj drejtësie. Nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë, kur pavarësia kthehet në carta bianca për të shkelur të drejtat e njeriut. Më ka shkuar publikisht një tjetër person, avokati i Thoma Gëllçit. Gjykata e Strasburgut tha se arrestimi i Thoma Gëllçit ishte i pavlefshëm. Hetimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Nuk ka degë dhe nuk ka gjethe afër dhe rreth meje, që nëse i ka hyrë miza, unë të shmang krasitje. Përkundrazi, edhe një arsye pse e kam dashur SPAK, është të ndihmojë në krasitjen e kësaj peme këtu, me instrumentat e drejtësisë.

Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ janë pas shumë operacioneve, ku lavdinë e marrin të tjerët. Nuk kam asgjë kundër hetimit, të dalin ata që kanë prekur qoftë 1 euro të buxhetit të shtetit. Por këto paraburgimet dhe këto noterizimet në GJKKO, këto nuk i pranoj më, nuk i pranoj më”, theksoi ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *