Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën këtë të hënë. ABC News mëson se kryeministrja italiane është ftuar nga homologu Edi Rama dhe pritet të qëndrojë për 2-3 ditë së bashku me familjen e saj. Meloni pritet të mbërrijë në orët e para të pasdites të së hënës në Vlorë.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur shumë italianë kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet. Për këtë interes shumë të lartë kanë shkruar edhe mediat italiane. Edhe kryeministri Edi Rama ka folur për këtë bum turistësh për mediat fqinje ndërsa ka shprehur vlerësim të lartë për homologen e tij