Hashim Thaçi ka vendosur të mbajë një konferencë për media në kazermën e FSK’së në Prishtinë, në kohën, kur do të nisë protesta e Vetëvendosjes, raporton gazeta ‘Express’ e Kosovës..
Presidenti Hashim Thaçi nuk do të jetë në zyrën e tij në Presidencë, në kohën kur kundër tij do të nisë një protestë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pikërisht, në orën 14, Thaçi do të jetë në një konferencë për media, që do ta mbajë në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, sipas medias.
Të gjitha konferencat tjera, Thaçi i ka mbajtur në zyrën e tij. Nuk është sqaruar se pse sot do t’u drejtohet qytetarëve nga kazerma e ushtrisë.
Protesta kundër Presidentit Thaçi e thirrur nga Vetëvendosje është paralajmëruar se do të zgjasë dy orë. Sipas organizatorëve, qëllimi i protestës është ndalja e Thaçit në projektin e tij për ndryshimin e kufijve.
Këtë protestë nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Partia Social Demokrate.
Ndërkohë, partitë në pushtet, PDK, AAK e NISMA kanë heshtur.
Veritas.com.al/