Melania Trump ka insistuar se burri i saj është një “gentleman” dhe se gratë që po e akuzojnë i ka ngacmuar seksualisht, po gënjejnë.
Ajo, gjithashtu tha se komentet e padenja që Donald Trump bëri rrrteh grave, biseda këto që ishin kapur në video, janë të papranueshme, por edhe nuk prezantojnë burrin që ajo njeh.
Kandidati Republikan është prezumuar si fajtor për “bisedë mes burrash”, ato ishin “nxitur nga” gazetari i TV, Billy Bush, shtoi ajo.
Video i nxiti shumë republikanë që që të tërheqin mbështetjen ndaj Trump.
NË video, zoti Trump i thotë zotit Bush, i cili ishte mikpritësi i tij në kanalin televiziv NBC Hollywood, që ai mund të synojë femra sepse është një yll.
Që nga ai moment, shumë femra kanë akuzuar zotin Trump për ngacmim seksual, të cilat i ka mohuar.
“E di se ai i respekton gratë, por tani ai po mbron veten para gënjeshtrave të tyre” tha zonja Trump në intervistën me CNNI.
“Unë e besoj burrin tim”, tha ajo. “Burri im është i sjellshëm, ai është gentelmen; kurrë nuk mund t’i bëjë këto”.