Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ditën e Hënë nisi përpjekjen e fundit për kaapërcimin e hendekut me ministrin e rebeluar të Punëve të Bredshme Horst Seehofer duke zgjidhur mosmarrëveshjene ehidhët që kërcënonte qeverinë e saj.
Seehofer, një zë kritik ndaj ftesës së Merkel për emigracionin masiv, ka kërcënuar me dorëheqje si ministër dhe si lider i konservatorëve BAvarez CSU edhe pse kishin arritur një kompromis.
Seehofer duke dhënë dorëheqjen ose duke u shkarkuar nga kancelarja, do të përhapte një largim të të gjithë ministrave të CSU, që janë aleatët tradicional të CDU të Merkel, gjë që do t’i jepte fund aleancës dhe do të vinte në rezik koalicionin qeveritar duke shkatërruar maxhorancën parlamentare.
Ndërsa dy partitë po përshkallëzonin krizën, Seehofer mbeti sfidant deri në momentet e fundit, duke shënuar se partia e tij ka treguar muskujt ndaj qeverisjes Merkel.
“Unë as do ta lë veten të më shkarkojë kancelarja, e cila është kancelare vetëm pse jam unë”, tha ai shkurtimisht para takimit të përarjes, në një koment për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung.
Veritas.com.al/