Presidenti Meta, dje, ne nje ekran televiziv tha se kreyministri Rama ehte ‘qen bir qeni’ dhe se ka pune me te vetem ‘dy minuta’. Kercenimi ndaj jetes se kryeministrit eshte perseritur nga presidneti Meta, si edhe ndaj nje deputeti ne Kuvend.
Kryeministri Rama i përgjigjet ofendimeve të Presidentit Meta, duke thënë se opozitarët shfaqen në televizione të dehur dhe duke ofenduar. Ai shprehet se në vitin 2017 i kanë dhën opozitës një president, por që tani është kthyer në një lolo.
“Çfarë ndodh me ata që duan të kthehen. ASkush nuk është i panjohuyr. Të gjithë janë porovuar. I kanë pasur mundësitë për të bërë punët që kanë premtuar. Janë të pakualifikueshëm për një vend pune. Dhe një vend pune që kishin në parlament, edhe atë e braktisën. Nuk rrinë me dinjitet në një vend pune ndaj rrinë rrugëve ndaj shfaqen në ekrane si të dehur dhe shajnë si nëpër dyert e klubeve ndaj hapin dhe zorrët e barkut. Imagjino çfarë ndodh nëse u lihet atyre në dorë, puna për rindërtimin. Një grup i madh familjesh u mbyt në Shkodër. U desh që të vinim ne në qeveri që të merrnin shpërblimet. Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria. Fut në sherr dy persona dhe del ti i treti që del i pastër. Kush më thotë që e bëre ti President, por i them jo. Edhe ne e dhamë votën pasi nuk mund ta lemë vendin pa President. Edhe tek çadra, hidhte gurin dhe fshihte dorë. Ne i dhamë një president opozitës, jo lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë në të shkuarën. Çfarë borxhi i kanë shqiptarët. Për çfarë arsye duhet të votojnë partinë e Metës. Kur t’i sjellë qytetarët e Kukësit që votojnë për PD-në. Do u them që kur të votojnë këtë herë për Bashën, nuk merrni vetëm atë por Monikën dhe Ilirin bashkë.
Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat, kur thonë, nuk mund të parashikohet kjo. Por çfarë do Ilir Meta më? Për cilën arsye duhet votuar. Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen, se mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm” – tha Rama.
VERITAS.COM.AL