Miliarderi ish kryetar i Bashkisë së New York, Michael Bloomberg ka njoftuar zyrtarisht se është i vendosur të jetë i nominuar si kandidat për president i Shteteve të Bashkuara, nga Partia Demokratike.
Në një deklaratë, 77 vjeçari tha se është i vendosur për ‘ të mundur Donald Trump dhe për të rindërtuar Amerikën’.
“Steka nuk do të jetë më e lartë. Ne duhet të fitojmë zgjedhjet” ka shkruar zoti Bloomberg.
Ai iu bashkua 17 kandidatëve të tjerë që luftojnë për nominim nga radhët e Partisë Demokratike përballë zotit Trup në vitin 2020.
Siç dihet, ish zëvendës presidenti Joe Biden, Senatore Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders janë garuesit e vijës së parë të Partisë Demokratike.
Veritas.com.al/