Pas presidentit Trump dhe Melania që dolën pozitivë me COVID të tjerë emra nga bashkëpunëtorët e tij janë infektuar nga virusi.

Sipas CNN ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway dhe menaxheri i fushatës së Presidentit, Bill Stepien, kishin rezultuar të dy pozitivë, të cilët  u pasuan nga dy senatorët amerikanë që kishin marrë pjesë në njoftimin për emërimin e kandidates së Gjykatës Supreme të Trump fundjavën e kaluar. Me heret ka rezultuar e infektuar edhe këshilltarja e lartë e Trump, Hope Hicks, qe të enjten.

Ishte një përshkallëzim jashtëzakonisht i shpejtë i kërcënimit të virusit – të cilin Presidenti e ka minimizuar prej kohësh – nga një infeksion që i shkaktoi atij simptoma të lehta, deri në ethe dhe nevojen për tu dërguar të dërgohet më pas në spital, e gjitha duke u përhapur shpejt në të gjithë qeverinë dhe njerezit e fushatës.

Më herët të premten, mjeku i presidentit, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë për shtyp se presidenti mori një dozë intravenoze anti-trupash të dyfishtë të prodhuara nga Regeneron Pharmaceuticals Inc, duke e shoqëruar me zink, vitamin D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë.

Conley shtoi se ai kishte rekomanduar lëvizjen e Presidentit nga Shtëpia e Bardhë në Walter Reed të Premten duke u konsultuar me pare  me specialistë nga Walter Reed dhe Universiteti Johns Hopkins.

Por vendimi për të dërguar Trump në spital shënoi një kthesë të mprehtë nga deklarata që Conley bëri të premten herët kur ai konfirmoi për herë të parë diagnozën Covid-19 të Trump dhe zonjës së parë Melania Trump dhe tha se çifti do të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë gjatë rimëkëmbjes së tyre.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nënvizuan se Presidenti nuk i ka transferuar pushtetin Zëvendës Presidentit Mike Pence, siç është zakon ndonje here kur një president është i sëmurë ose planifikohet t’i nënshtrohet një procedure që mund të kërkojë anestezi.

Melania Trump mbetet në Shtëpinë e Bardhë, me atë që mjeku i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi si një kollë të lehtë dhe dhimbje koke.

Por mosha e burrit të saj, seksi  dhe fakti që ai është krejtësisht i shendoshë e vë atë në rrezik më të madh të komplikimeve nga virusi. Ishte e paqartë saktësisht kur çifti u infektua dhe për sa kohë ata mund të ishin ngjitës të virusit.

Periudha e inkubacionit për virusin vlerësohet të jetë diku midis pesë dhe 14 ditë, sipas Qendrave të SH.B.A.-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dhe udhëzimet e agjencisë thonë se kushdo që ekspozohet ndaj virusit duhet të karantinojë për 14 ditë.

VERITAS.COM.AL