Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë pas Luftës së përgjakshme të vitit 1994, Paddy Ashdown, thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një “rrugë e shtruar me rrezik”.

Në një intervistë me Radion ‘Europa e Lirë’:

Pyetje:

Në letër shkruani se BE-ja është e gatshme të mbështesë një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë që do të përfshinte edhe shkëmbimin e territoreve. Kush pajtohet me këtë ide në qarqet evropiane? Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan. Edhe vendi juaj, Britania, është kundër ndryshimit të kufijve.

Paddy Ashdown:

Mund t’ju them vetëm atë që kam dëgjuar. Kam kuptuar se përfaqësuesja e lartë e BE-së, (Federica) Mogherini, është e gatshme ta mbështesë këtë ide. Mendoj se komisionari evropian për zgjerim (Johannes Hahn) është më pak entuziast ndaj këtij opsioni, por gjithnjë i gatshëm që ta mbështesë. Mirëpo, shtrohet pyetja nëse Mogherini ka mandat për këtë, nëse vendet më të rëndësishme evropiane, sidomos kancelarja gjermane, Merkel, janë kundër zgjidhjes së tillë. Pavarësisht nga kjo, Mogherini ka lënë të kuptohet se BE-ja është gati ta pranojë opsionin. Shpresoj shumë që kjo nuk është e vërtetë.

Veritas.com.al/