Nga: Ylli Dylgjeri/

Mediat njoftojnë sot një lajm: Ambasadori Lu, se shpejti emërohet Ambasador në Kyrgyztan.

Një vend malor, në Azinë Qendrore. Me kryeqytet Bushkek-un, përgjatë Rrugës së Mendafshit, që dominohet nga malet me borë, leopardet, kuajt dhe bagëtitë e imta. Kështu e përshkruajnë agjencitë këtë vend…

Më vjen sinqerisht keq për këtë emërim…

Duke përjetuar vitet e punës aktive të këtij diplomati në Shqipëri, njëherësh më vjen të thërras: Mos shko zoti Lu në atë vend blegtor!

Ke bëre aq shoke e miq, sa për tët mbajtur këtu, mes Nesh. Nuk jeni Ju nga ai soj diplomatësh që të shkoni në stanet e Kyrgyzstanit. Sa për stane, i kemi më të mira Ne, në veri e Jug.

Dhe Ti …e ke provuar tashme edhe stanin edhe bulmetin shqiptar. Aq më shumë ke përvetësuar edhe shprehjen: Ky stan, këtë bulmet ka!

U mësuam bashkë. Stanet e Labërisë janë dalluar për traditat e vlerat ushqyese. Si do te jete, e kemi më te mirë dhallën Ne. Tani edhe kullota është me bar e me jonxhë bio, nuk ka më hashash në lëndina. Ti punove fort për këtë ditë.

Mos ik zoti Lu!

Veritas.com.al/