Gjykata e Lartë e SHBA ka marrë vendim që t’i lejojë presidentit amerikan Donald Trump të oërdorë 2.5 miliardë dollarë nga fondi i Pentagonit për të ndërtuar një pjesë të murit me Meksikën.
Gjykata vendosi 5-4 me vota në favor të presidentit për të bllokuar një vendim të një gjyqtari federal në Kaliforni, i cili e pengoi presidentin që të shpenzonte paratë për ndërtimin e murit. Gjykata në Kaliforni kishte argumentuar se Kongresi nuk e kishte autorizuar në mënyrë specifike se fondet duhej të përdoreshin për ndërtimin e murit.
Vendimi i Gjykatës Supreme nënkupton se fondet do të përdoren për ndërtimin e murit në Kaliforni, Arizona dhe Nju Meksiko. Muri që ndan SHBA dhe Meksikën, ishte premtim i Trump gjatë fushatës për zgjedhje të vitit 2016. Demokratët e kanë kundërshtuar ashpër këtë projekt.
Trump e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Lartë një fitore për sigurinë kombëtare dhe sundimin e ligjit.
Veritas.com.al/