Kryeministri Edi Rama tha se sot, Shqipëria është baza politike e SHBA në rajonin tonë. “Është epiqendra e veprimtarisë së SHBA në të gjitha rrafshet në këtë rajon. Është fiks gjëgja që Enver hoxha luftoi 50 vjet që të mos ndodhte, dhe shkoi e ndodhi në komplet ekstremin tjetër të asaj që ai pengoi të mos ndodhte”, tha Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se falë kësaj marrëdhënieje, edhe rajoni i Ballkanit do të ndryshojë përgjithmonë. “Natyrisht që do të vazhdojmë të përballemi me forca që duan ta mbrojnë edhe Ballkanin dhe Kosovën nga çartja e SHBA, por do ta ndryshojmë rajonin”, tha Rama.
“Dhe me Ballkanin e Hapur, që është një projekt 100% i dakordësuar dhe 100% i mbështetur pa asnjë rezervë nga SHBA, do të bëjmë të mundur që e shkuara e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot, të mos jetë më kurrë kërcënim për Ballkanin, por të jetë vetëm një thesar dijeje dhe mësimesh për sesi historia nuk duhet të përsëritet”.