(FOTO: Zsolt Nemeth tha sot se ‘korrupsioni i ndërkombëtarëve është më e keqja pas komunizmit’)/

Sot në Çadrën e Lirisë ka ardhur dhe ka mbajtur një fjalimi dërguari i kryeministrit Hungarez, Victor Orban. Eshtë kryetari i komisionit parlamentar të Jashtëm të Hungarisë, Zsolt Nemeth.Ai ka prurë mesazhet më të veçanta; ka thënë se mes ndërkombëtarëve që merren me krizën’ janë të korruptuar.

Viktor Orban është politikan i krahut të Trump, krahas Brexit, Le Pen, Polonisë, etj., që kërkojnë ndryshimin e politikave të BE mbi emigracionin dhe largimin e qeverive të korruptuara anti- popullore dhe arrogante në Europë.

“Unë dua t’ju përcjell sot mesazhin e qeverisë hungareze se sot jemi me ju të dashur shqiptarë. Keni miq në Evropë, s’jeni të vetëm. Dua tju përgëzoj për qëndresën 76 ditore, kjo më tregon mua se Shqipëria ka mbërritur në agimin e ri. Si kemi luftuar komunizmin Orban dhe Berisha, s’ka qenë e lehtë por fitorja ka qenë e jashtëzakonshme. Jam i sigurt që e dini se çfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me post-komunizmin, dhe internacionalizmi, korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e post-komunizmit. S’duam të shohim në Evropë një narko-shtet. Do t’ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të liria dhe të ndershme. Do ta arrini atë këtë betejë se e ardhmja juaj është e përbashkët me BE, ne kemi një të ardhme të përbashkët me Evropën”, deklaroi i dërguari i Orban.

/Veritas.com.al/