Studiuesi i Institutit ndërkombëtar për politika dhe ekonomi në Serbi, Dusan Prorokovic, pas reagimit të Komisionit Europian, të cilët thanë se rasti i Kosovës nuk është i njëjtë me atë të Katalonjës, ai tha të kundërtën.

Dusan Prorokovic tha për median serbe “Tanjug” se rasti i Kosovës dhe atij të Katalonjës është i njëjtë, transmeton Express.

Komisioni Europian ka thënë sot se rasti i Kosovës dhe Katalonjës së Spanjës nuk është i njëjtë pasi Spanja është pjesë e Bashkimit Europian.

“Si ka mundësi që Komisioni Europian nuk e cilëson rastin e Kosovës të njëjtë me atë të Spanjës, Katalonjës. Ky rast është i njëjtë”, ka thënë Prorokovic.

Të njëjtën gjë si Dusan Prorokovic më herët e ka thënë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Veritas.com.al/