Koment/

Protesta e planifikuar poitike e militantëve të PD dhe LSI, po zhvillohet në qendër të Tiranës. Protesta, pas paralajmërimeve serioze të aleatëve perëndimor, po zhillohet qetësisht. Rreth 2- 3 mijë vetë që ndodhen që nga Piramida deri te selia e kryeministrisë po dëgjojnë recitime vjershash nga Faik Konica, Fan Noli dhe Uollt Uitman.

Tipike për këtë protestë që ishte paralajmëruar si uragan është pjesëmarrja minimale e militantëve. Më e rëndësishme është se deri tani nuk ka dhunë si gjithnjë. Paramilitarët nuk duken. As njerëzit me maska.

Për herë të parë në protestat e PD dhe LSI janë shfaqur flamuj të Amerikës dhe Gjermanisë, që më parë ishin shpallur ‘ armiq’ të këtyre partive.

Vetë presidenti Meta ka bërë thirrje dy a tre herë për ‘ qetësi’, megjithëse e dinte se nëse ai nuk bën thirrje për dhunë, nuk ka dhunë.

Në këtë protestë u kuptua se nga vinte dhuna dhe nga frymëzohej terrori kundër institucioneve të shtetit.

Ndërsa militantët e PD- LSI po mblidheshin para kryeministrisë, Rama priste ish- presidentin e Francës Nikolas Sarkozy, bashkë me të cilin u nis në Butrint për të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit.

Spikeri kryesor i protestës ishte Lulzim Basha, por edhe ky me zë të çjerrë dhe fjalor shumë më të kontrolluar dhe thuajse përkëdhelës ndaj kryeministrit Rama. Lulzim Basha është me statusin ‘ i pandehur’ p[ër vepra të rënda penale para Prokurorisë. Ndërsa Ilir Meta, që me sa duket është udhëheqësi kryesor i protestave, është presidenti ndaj të cilit ka nisur procedura parlamentare për ‘ shkarkim’ nga posti.

Veritas.com.al/