Një numër protestuesish nga shoqëria Civile janë mbledhur përpara selisë së Kuvendit dhe qeverisë, me thirrje dhe parulla “Atdheu në Rrezik”.
Protestuesit kërkojnë që të mos preken kufijtë detarë të vendit, gjë që është shpallur sipas marrëveshjes së ministrit të Greqisë Kotzias dhe ministrit shqiptar Bushati.
Sipas marrëveshjes së planifikuar, Greqia i merr Shqipërisë 6 milje ujëra territoriale duke plotësuar hapësirat e veta me 12 milje.
“Këta duan të na marrin detin, duan të na marrin Atdheun, por nuk do ta lejojmë”, thanë aktivistët në fjalimet e tyre.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, kjo ishte një nga parullat që u hodh në protestë, parullë që vjen që nga lëvizjet patriotike të Rilindjes Kombëtare.
Në protestë bien në sy edhe flamuj të UÇK, parulla “Shqiperi e Bashkuar’ dhe flamuj të disajnuar me idenë ‘Shqiperi e madhe”.
Protesta po mbahet në këto momente.
(Vijon….)
Veritas.com.al/