Ndërtimi i Murit të premtuar nga Presidenti Donald Trump ka nisur si kufi prototip ditën e Martë.
Gjashtë kompani që fituan garën në procesin përzgjedhës, do të nisin duke testuar variante të tipave të murit.
Kompanitë do të nisin me ndërtimin sipas tetë testeve në seksione të ndryshme të murit, ditën e Marte- raporton Fox News Insider.
“Sot është dita kur nis ndërtimi” , raportoi Adam Housley për ‘Fox’ që nga zona ku punohet. Ai tha se do të duhen rreth dy javë punë për të parë një ndërtim të rëndësishëm.
Vetëm pak javë më parë, finalistët në ndërtimin e murit ishin shpallur nga Mbrojtja e Kufijve dhe e Doganave të Shteteve të Bashkuara- raportoi në Gusht Michelle Moons për ‘Breitbart News”
Ja dhe kompanitë që janë zgjedhur për të ndërtuar tetë prototipat e murit:
Caddell Construction Co. (DE), LLC of Montgomery, AL
Fisher Sand & Gravel Co., DBA Fisher Industries of Tempe, AZ
Texas Sterling Construction Co. of Houston, TX
W.G. Yates & Sons Construction Company of Philadelphia, MS
Prototipet do të ndërtohen në sektorin San Diego në Jug të Kalifornisë.
Veritas.com.al/