Pas disa dilemash dhe parashikimesh që u shprehën sot se ‘studentët po përçahen’, me sa duket kjo ka ndodhur. Një grusht djem e vajza kanë ardhur para kryeministrisë, ndërsa të tjerët te ministria e Zogu i Zi. Studentët para kryeministrisë kanë deklaruar se ‘nuk lëvizin që aty’dhe se ‘kanë marrë bukë me vete’.

Menjëherë është përgjigjur kryeministri Rama përmes një shënimi në Twitter.

Rama shkruan:

“Ah, tani që çunat e pdLSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë”, shkruan Rama.

Pak çaste më vonë kreu i qeverisë ka reaguar në Twitter, ndërsa theksoi se ai është me studentët, ndërsa shtoi se protestuesit u përçanë.

“Ju mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë, po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen, unë jam me studentët jo me maskat e lsiPD dhe s’ju le në baltë!. Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më #përUniversitetin”, pohon Rama në Twitter.

Veritas.com.al