Krahasimi i ‘të fortit’ të armatosur sot në Durrës me vrasësin masiv në Las Vegas, Paddock, mund të mbahet vetëm për shkak të numrit të amrëve që iu sekuestruatn edhe të fortit të Durrësit.

Por nuk ka shumë pika të tjera kontakti.

Sepse ky i Durrësit është një ‘ushtar’ i një prej kriminelëve të mëdhenj të vendit, Lul Berisha. Lul Berisha ishte i burgosur, por e nxorën në liri. Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur shqetëim për lirimin e tij dhe e ka rënditur mes grupeve kriminale më të rrezikshëm dhe i lidhur me politikën.

Sop Policia e shtetit ka arrestuar në Durrës, 30-vjeçarin Marjel Fierza. Në një njoftim për mediat, Policia e Durrësit bën me dije se ai bashkë me një tjetër person, janë arrestuar teksa lëviznin me një makinë luksoze, ku u gjetën dy pistoleta.

Arrestimi i tij dhe shokut të tij Genti Nderjaku- 34 vjeç, është kryer sipas Operacionit “Vjeshtë 2017”, me siguri pas jehonës së fjalës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu, mbi grupoet e mëdha kriminale në Shqipëri. Në makinat shumë luksoze me të cilat lëviznin, janë sekuestruar një arsenal i tërë armësh:  2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;  automjeti tip Porche dhe  6 telefona celularë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për informacione, duke garantuar anonimatin.

Veritas.com.al/

auto_19bb784c-1bc5-4055-8059-377dd8ddb1341507059810