Një shtetas nga Taxhikistani është vënë në pranga nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Sipas burimeve të Top Channel, 24 vjeçari ka hyrë në Shqipëri nga Rinasi në datën 17 shkurt, dhe qëndronte në Tiranë, tek një familje që ai kishte lidhje, për të cilët dyshohet se edhe ata janë nga Taxhikistani.
Zukhorov është pjesë e një grupi të ISIS dhe dyshohet se bashkë me 5 të tjerët kishin planifikuar sulme në Taxhikisan dhe Gjermani.
Të pestë ishin duke planifikuar sulme ndaj individëve që ata konsideronin kritik ndaj Islamit, thanë prokurorët në qytetin e Karlsruhe.
Pesë burrat kishin planifikuar të sulmonin vende, përfshirë bazat ajrore të SH.B.A-së dhe kishin porositur tashmë pjesë të bombave në internet, si dhe të grumbullonin armë dhe municione.
Dy prej të dyshuarve akuzohen gjithashtu se kanë udhëtuar në Shqipëri për të kryer një atentat në këmbim të 40,000 dollarëve (36,000 €). Sidoqoftë, projekti dështoi dhe ata u kthyen në Gjermani.
VERITAS.COM.AL/