Shumë pak ditë përpara se të zhvillohet seanca për zgjedhje e Presidentit të ri të Kosovës ku Hashim Thaçi pritet të jetë kandidati kryesor, Beogradi përgatit një akuzë të montuar ndaj tij.
Bëhet fjalë për avazin e vjetër të “trafikut të organeve” që u nxor nga Dick Marty në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Por pasi nuk qullosën gjë në Burrel e në Kukës me të ashtuquajturën “shtëpi të verdhë”, serbët kanë shkuar deri në Nigeri për të gjetur aleatë mbi këtë akuzë që sipas të gjitha gjasave do të dërgohet në Gjykatën Speciale.
Në televizionin shtetëror serb RTS është lexuar një deklaratë që thuhej se ishte hartuar nga “Shoqata e Mjekëve Nigerianë”, të cilët deklaronin se Hashim Thaçi dhe një nigerian, koleg i tyre, ishin parë të zhvillonin trafik organesh kur Thaçi ishte kryeministër.
Deklarata, që dukej tipike një fletë-rrufe e përgatitur nga shërbimet sekrete, thekson se
Thaçi në bashkëpunim me miliarderin Nigerian Roçasa Okoroçu dhe autoritetet turke e kroate, kn kryer trafik organesh.
Pra Beogradi, pasi nuk arriti të godiste me akuzën e trafikut të organeve gjatë kohës kur Thaçi ishte në krye të UÇK-së, e ka rimarrë atë në një kohë tjetër. Pra udhëton në kohë me të njëjtën akuzë bajate. Madje implikon edhe Behgjet Pacollin dhe kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ish-ministre e Ekonomisë.
Beogradi ka gjetur edhe një bedel për të dëshmuar mbi akuzën. Quhet Filip Nzhemanze dhe paraqitet si kryetar i shoqatës së mjekëve të Nigerisë.
Ai tha në tv shtetëror serb se Thaçi e ka bërë rrugë linjën Prishtinë-Abuja.
Ndxhemaze ka akuzuar edhe autoritetet shtetërore të vendit të tij se janë të përfshira në trafikun e organeve.