Policia ka arrestuar një 24- vjeçar për vajzën që u gjet dje e pajetë në   velipoje,17 vjeçarja e cila humbi jeten ne plazhin e Velipojes nje dite me pare u gjet e pajete nga nje peshkatar 800 meter nga bregu ne zonen e Vilunit.

Peshkatari njoftoi policine. 17 vjeçarja E.D kishte hipur ne nje motoskaf me nje 24 vjeçar nga Shkoder, shtetasin I.B 24 vjeç. Pas me shume se 30 minutash ne uje, pronaret e motoskafit jane futur ne uje per te pare perse jane vonuar ndersa kane konstatuar 24 vjeçarin ne tentative duke u fshehur ndersa i ka thene pronareve te skafit se vajzen e kishte nxjerr ne breg dhe e kishte marre xhaxhai i saj.

Policia ka identifikuar me shpejtesi shtetasin I.D te cilin e ndaloi ne rrugen Shkoder Velipoje. 24 vjeçari ka deklaruar se vajza ka rreshqitur nga skafi dhe se nuk e mban mire se çfare ka ndodhur. Policia vijon punen per zbardhjen e plote te ngjarjes.

17 vjeçarja ishte me origjine nga Burreli dhe banuese ne Bathore ne Tirane ndersa kishte ardhur keto dy dite me familjen ne plazhin e Velipojes ndersa 24 vjeçari ishte nje shok i saj.

VERITAS.COM.AL/