Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, Gunther Krichbaum ndodhet në Tiranë, ku ndër të tjera komentoi edhe hetimin e SPAK ndaj Berishës.
Në një konferencë për mediat, Krichbaum vlerësoi se SPAK po bën punën e tij, dhe se nuk duhet sulmuar.
“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk mbron deputetin, por punën e parlamentit. në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imuniteti. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet.
Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje.
Akuzat duhet të jenë të fortë. Këtu bëhet fjalë për prona të sekuestruara, më parë SHBA e ka shpallur non grata.Përpara se unë të takohem me njerëz (Berishën) do të deshiroja që të mos kishim asnjë lloj akuze konkrete. Bëhet fjalë për akuza penale. Une jam jurist dhe parimet e një shteti ligjor për mua janë pjesë e një organizimi të një partie.” u shpreh ai./