Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, reagon pas miratimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, nga Kuvendi.
Përmes një deklarate, ambasadori Zingraf thekson se me zgjedhjen e Binajt si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale.
“Me zgjedhjen e sotme të Altin Binaj si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që në javët dhe ditët e fundit kanë shtruar rrugën drejt vendimit të sotëm. Tanimë është e rëndësishme, që të gjitha institucionet e përfshira të bashkëpunojnë sërish në mënyrë konstruktive për të rivendosur shpejt funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qëndrore e shtetit ligjor në Shqipëri dhe mbetet një kusht i nevojshëm për hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thekson ambasadori.
VERITAS.COM.AL